Tragjedia në Greqi, 57 viktima nga përplasja e trenave, dyshohet se mes tyre ka shqiptarë! Protesta në disa qytete, përplasje me policinë në Athinë

2 Mars 2023, 15:57

Numri i viktimave që shkaktoi përplasja e trenave në afërsi të Larisës në Greqi ka shkuar në 57. Ndonëse nuk konfirmohet zyrtarisht dyshohet se mes viktimave ka edhe shqiptarë, por pritet analiza e ADN, pasi një pjesë e trupave janë djegur plotësisht. Në disa qytete u mbajtën protesta ku fajësohet qeveria për mungesën e investimeve në sektorin e hekurudhave.