Transformimi i hyrjes në Shkodër/ Nënkryetari i bashkisë: Ky investim do të jetë një frymëmarrje për trafikun e rënduar

11 Shkurt 2025, 15:20 | Përditesimi: 11 Shkurt 2025, 15:20

Hyrja e Shkodrës po i nënshtrohet një transformimi të madh infrastrukturor me investimin e ri me vlerë prej 10 milionë eurosh. Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri, tha se projekti është në fazat e tij të para dhe parashikon ndërtimin e një rrugë me 4 korsi dhe një ure të dytë mbi lumin Drin, e cila do të jetë paralele me urën ekzistuese.

r.k./Shqiptarja.com