Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ), është transformuar pas rikonstruksionit, duke ofruar mjedise më moderne.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu vizitoi mjediset e reja të qendrës së rikonstruktuar.
Në qendër është realizuar digjitalizmi i plotë dhurues-pacient në bankën gjaku në Tiranë, automatizimi i mëtejshëm në testim dhe përpunim, centralizimi i mëtejshëm i shërbimeve me qëllim sigurimin e cilësisë maksimale të gjakut dhe garantimin e aksesit të barabartë ndaj gjakut të mjaftueshëm e cilësor në çdo skaj të vendit.