Tre javë nga vrasja e Martin Bardhit, asnjë autor! Policia ‘blindon’ Rrëshenin, hiqen kamerat e të fortëve

19 Tetor 2023, 17:18

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë dislokuar në Rrëshen, ku po ushtrohen kontrolle të shumta në automjetet që hyjnë e dalin në qytet. Masat e sigurisë janë shtuar pas vrasjes në atentat të Martin Bardhit, por ende s’ka asnjë të arrestuar.