Tre kryeministra shqiptar në rajon, Dritan Abazoviç zgjidhet në krye të Malit të Zi

28 Prill 2022, 20:29 | Përditesimi i fundit: 2022-04-29 07:18:53

Për herë të parë një shqiptar është në krye të qeverisë së Malit të Zi. Dritan Abazoviç u zgjodh sot kryeministër me 45 vota pro, ndërsa kundër votuan vetëm deputetët socialdemokrat. Nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor, tre drejtohen nga shqiptarë.