Tre të helmuar nga uji i ambalazhuar brenda një lokali në Shkodër! Nënë e bir transportohen drejt Tiranës, hoteli mbyllet deri në mbyllje të hetimeve

29 Dhjetor 2022, 12:29 | Përditesimi i fundit: 2022-12-29 20:37:55

Një grua nga Malësia e Madhe dhe djali i saj 14 vjeçar u helmuan nga uji një porositën gjatë darkës në hotel Chicago në qytetin e Shkodrës. Pas djegies që ndjenë në fyt dhe në sy, ujin e provoi edhe kamerieri që i shërbente i cili njëjtë si familja përfundoi i helmuar në spital. deri në përgjigjen e analizave të ujit, dyshohet që shishja të ketë pasur lëndë djegëse me aciditet.