Tregtonin aparate celularë të kontrabanduar në 5 dyqanet që kishin në Tiranë, në pranga dy vëllezërit dhe dy administratorët

31 Janar 2023, 10:20

Dy vëllezër të cilët tregtonin aparate celularë të kontrabanduar në Tiranë janë arrestuar nga policia. Vëllezërit tregtonin aparate celulare të kontrabanduara në 5 dyqane të cilat i kishin regjistruar në emër të familjarëve të tyre për të shmangur detyrimet tatimore.