Triçikli përplaset me automjetin në Kukës, drejtuesi në gjendje të rëndë

21 Mars, 08:53

Një aksident është shënuar në mëngjesin e së premtes në hyrje të qytetit të Kukësit.

Një triçikël është përplasur me një automjet, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi.

Ngjarja është shënuar rreth orës 08:00. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia për të zbardhur rrethanat e aksidentit.