Tritol vilës së Skënder Likës, gjendet e djegur makina e autorëve në Gramëz të Fushë-Krujës

11 Mars 2023, 10:12

Një autoveture tip ‘Volkswagen Passat’ është gjetur e djegur nga policia ne venin e quajtur Kallamat në fshatin Gramës të Fushë-Krujës.

Autovetura është shkrumbuar totalisht nga flakët dhe për të nuk ka patur njoftim ne sallën operative, por mjeti është gjetur i djegur totalisht dhe është dërguar në komisariatin e policisë në Krujë. Autovetura dyshohet të jetë përdorur nga autorët për vënien e sasisë së eksplozivit familjes Lika në Laç. Pritet të vijnë ekspertet nga Laçi për të bërë kqyrjen e mjetit

Nuk dihet se kujt i përket mjeti apo nëse brenda tij ka prova apo materiale që do të ndihmojnë për identifikimin e autorëve. Duhet theksuar se zona e Kallamave në fshatin Gramëz është përdorur prej vitesh nga kriminelë të ndryshëm për të djegur autoveturat që përdorin për krime të ndryshme.