Trombectomia, QSUT dhe MSH u vunë në alert, por s’u bë asnjë lëvizje! Mjekët, punonjës edhe te ‘Amerikani’ theksonin shtrenjtësinë

4 Gusht 2023, 17:14 | Përditesimi i fundit: 2023-08-04 17:48:18

Për vite të tëra në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë dhe në Ministrinë e Shëndetësisë kanë qenë në dijeni se aparatura që realizon operacionin e trombektomisë në tru do të shpëtonte një numër shumë të madh pacientësh por askush nuk ka lëvizur. Report Tv ka siguruar disa shkresa që vërtetojnë korrespondencën e mjekëve me krerët e institucioneve por situata ka mbetur në vend.