Trump nën hetim për spiunazh! Zbardhet urdhri i kontrollit i FBI-së pas bastisjes së vilës së tij

13 Gusht 2022, 10:51

Mandati që lejoi agjentët e FBI-së të kontrollonin resortin në pronësi të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u bë publik të premten nga një gjykatës federal në Florida. Kjo erdhi pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë bëri kërkesën e pazakontë që të bëhej publik një urdhër kontrolli, pjesë e një hetimi penal. Agjentët federalë amerikanë gjetën dosje të fshehta dhe dokumente të tjera shumë të klasifikuara nga shtëpia e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Florida, sipas dokumenteve të gjykatës të publikuara të premten.