Trump shpall emergjencën në kufirin me Meksikën

20 Janar 2025, 18:47 | Përditesimi: 20 Janar 2025, 18:47

Në fjalimin e tij të betimit, Donald Trump njoftoi se do të shpallë sot emergjencën në kufirin me Meksikën dhe do të dërgojë ushtrinë për të përballuar valën e migracionit ilegal. 

Nga rotonda e Kapitolit, Donald Trump sulmoi elitën "ekstremiste dhe korruptë" të Uashingtonit, duke kritikuar ashpër administratën e kaluar të Biden-it.

r.k./Shqiptarja.com