Trupi tij u gjet i pajetë në rezervuarin e Kamenicës, babai i 54 vjeçarit: Kishte dhimbje koke, e çoja në spital

31 Janar 2025, 17:20 | Përditesimi: 31 Janar 2025, 17:20

Babai i 54 vjeçarit Valmir Lame, trupi i të cilit u gjet nga polumbarët ditën e sotmë në rezervuarin e Kamenicës, tha se i biri kishte kohë që vuante nga probleme shendetësore dhe se më datë 5 shkurt do ta dërgonte në Tiranë për të bërë një skaner.

‘Ka pasur probleme shëndetësore, kishte dhimbje koke e dërgoja në spital, çdo ditë, i bënin qetësues. Do ta çoja për të bërë skaner në Tiranë më 5 shkurt, ditën që është larguar me mua e ka pasur kontaktin e fundit’, tha ai.

r.k./Shqiptarja.com