'Truri i operacionit' për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë, arrestohet në Spanjë 40-vjeçari me 3 emra

30 Nëntor 2022, 22:50

Arrestohet në Spanjë, urdhëruesi dhe truri i operacionit të pengmarrjes së Jan Prengës. Bëhet fjalë për Gentjan Funiqi (Doçi), i cili njihej dhe me 3 emra të tjerë. Arrestimi i tij pritet të hedhë dritë për të gjetur trupin se ku është varrosur Jan Prenga, për të cilin prej 2 vitesh, që nga 17 Janar 2020 nuk ka asnjë gjurmë.