Turizmi malor në Kukës, ngjitje në shtegun e ngjyrave, magjia e lëndinave alpine, liqenet

16 Korrik 2022, 08:04

Udhëtimi ynë nis nga qyteti i Kukësit duke përshkuar rrugën gjarpërore të “Grykës së Vanave” që ofron një pamje befasuese plot me ujëvara e kanionë të vegjël. I thellë dhe i ngushtë, i zënë në fund nga shtrati i lumit Luma, ai ndan shpatet e thikta të Gjallicës dhe Koretnikut. Të shumtë janë turistët që ndalojnë për foto tek “Ura e të Dashuruarve”.