Turqia s’gjen qetësi nga tërmetet, Bregu për Report Tv: Shifrat e viktimave po fshihen, janë më tepër! Asnjë nga qeveria s’dha dorëheqjen, krim

20 Shkurt 2023, 19:39 | Përditesimi i fundit: 2023-02-20 21:14:43

Turqia është kthyer në një arenë lëkundjesh të njëpasnjëshme ku bilanci i viktimave, atyre që janë nën rrënoja, pritet të jetë edhe më i frikshëm, por edhe për këto shifra, ka  mjaft rezerva. Ky ishte pohimi i Koordinatores në Drejtorinë e Përgjithshme në Turqi, Anxhela Bregu pak minuta pasi një provincë e Turqisë u godit sërish nga një tjetër tërmet i fuqishëm.