Turqit në Tiranë në ankth për familjarët, mjeku turk për Report Tv: Pas 40 orësh nën rrënoja, mbesa ime mbijetoi

8 Shkurt 2023, 19:14

Report Tv ka intervistuar një mjek me origjinë turke në Tiranë. Mjeku patolog Taner Akdamar së bashku me vajzën e tij Aysu tregojnë momentet e ankthit dhe stresit që kanë përjetuar për të afërmit e tyre të zemrës të cilët jetojnë në zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi. Me sy e vesh nga mediat turke për të gjithë raportimet nga vendngjarja babe e bijë tregojnë dhe momentin ku pas 40 orësh nën rrënoja u gjet me shenja jeta e afërmja e tyre vetëm 19 vjeç.