U arrestua në Kolumbi, ‘Gucci’ shqiptar dyshohet se ka gisht në zhdukjen e këngëtarit nga Elbasani! Çfarë zbuloi 'Pa Gjurmë' dhe rrëfimi i nënës

27 Shtator 2022, 17:06

Deniz Klironomi, trafikanti i shumëkërkuar që u arrestua në Kolumbi njihej edhe me identitete të tjera si Deniz Xhija dhe Deniz Floriu. Gjithashtu mbante nofkën “Gucci”. Përveç lidhjes me trafikun e drogës dhe vrasje e mbetur në tentativë, dyshohet se ka gisht në zhdukjen e këngëtarit nga Elbasani, rreth 8 vite më parë.