U arrestua për ndërtimin e kotecit të pulave, gjyshja 82-vjeçare nga Narta e Vlorës endet gjyqeve

11 Tetor 2022, 08:35

Lefkotheia Karasa, 82 vjeçe nga fshati Nartë i Vlorës po përballet me drejtësinë, nën akuzë për ndërtimin e një koteci pulash pa leje. Një ditë më parë e moshuara, u paraqit në seancën e radhës gjyqësore, si të kishte ndërtuar një pallat 10 katësh në qendër të Vlorës e jo një kotec pulash. Prokuroria dhe gjykata ka kërkuar që me datën 25 tetor të japë konkluzione për dënimin e të moshuarës Lefkotheia Karasa