U arrestua sot, Fatjon Muarti dhe bashkëpunëtori i tij kishin ngritur bazë armësh në Tiranë

8 Tetor 2022, 22:54

2 të rinj, 25 dhe 22 vjeçe i kishin kthyer banesat e tyre në Tiranë në një vend ku mbanin të fshehur një arsenal armësh. Gjatë kontrollit në këto 2 banesa u gjetën 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.