U dënua për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë, ish gjyqtari i KPA Luan Daci kërkon në 'Kushtetuese' zhbërjen e vendimeve në 3 shkallët e gjyqësorit

20 Shtator 2022, 10:58

Ish anëtari i KPA, Luan Daci kërkon sot në Gjykatën Kushtetuese heqjen e dënimit nga të treja shkallët e gjyqësorit për falsifikim dokumentesh e deklarim të rremë. Daci kërkon zhbwrjen e vendimit tw Gkykatës së Lartë, e cila nuk i pranoi rekursin, zhbërjen e vendimit të Apelit të GJKKO dhe rikthimin e çështjes për gjykim në shkallë të parë pasi sipas tij janë vendime anti kushtetuese.