U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Leonard Luzin

10 Nëntor, 13:53

GJKKO lë në 'arrest me burg' Leonard Luzi, i akuzuar për atentatin e dështuar ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt. Luzi u ekstradua dje nga Spanja. Ai mbërriti në vendin tonë 4 muaj pas arrestimit në Spanjë, ndërsa sot u njoh me masën e sigurisë.

47-vjeçari, i cili njihet dhe me emrin Leonard Sejno u arrestua në Spanjë në korrik 2024 dhe akuzohet se është organizatori dhe porositësi i atentatit të dështuar të ndodhur në gusht 2023.  

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

    No videos found.