U ekstradua nga Turqia, Report Tv siguron pamjet kur Dritan Rexhepi shoqërohet në ambientet e burgut 313 në Tiranë

8 Janar, 14:51

I shumëkërkuari i drejtësisë Dritan Rexhepi, i njohur gjithashtu si Gramos Rexhepi, është ekstraduar nga Turqia në Shqipëri. Ai mbërriti sot në Tiranë dhe u dërgua direkt në burgun 313, nën masa të rrepta sigurie. Report Tv ka siguruar pamjet teksa Rexhepi shoqërohet në ambientet e burgut.

Rexhepi është një nga emrat më të njohur të botës së krimit, i përfshirë në aktivitete të shumta kriminale dhe i lidhur me zhdukjen e Jan Prengës. Arrestimi dhe ekstradimi i tij shënojnë një zhvillim të rëndësishëm për drejtësinë shqiptare, duke pasur parasysh akuzat e rënda që rëndojnë mbi të.

Pamjet nga momenti i mbërritjes së tij në burg tregojnë sigurinë e lartë dhe prania e forcave speciale, duke nënvizuar rrezikshmërinë e lartë të këtij individi.