U ekzekutua me tre plumba, kjo është banesa ku u gjet i vrarë Renato Hoxhaj në Vlorë

27 Prill, 09:57 | Përditesimi: 27 Prill, 09:57

Kjo është banesa ku u gjet i vrarë 58-vjeçari Renato Hoxhaj, i cili qëllua me tre plumba. 

Mësohet se ai është goditur te shkallët në hyrje të banesës së tij. Ka qenë bashkëjetuesja e tij, e cila ka dëgjuar të shtënat, ndërsa më pas e ka gjetur të vrarë dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

Ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

r.k./Shqiptarja.com