U ekzekutua sot në Milot, Ylli Brahimi i shpëtoi një vit më parë një atentati mafioz! Ja VIDEO nga momenti kur u qëllua

22 Korrik 2022, 21:34

Ylli brahimi i cili është ekzekutuar sot, një vit më parë i ka shpëtuar një atentati mafioz në qendër të Milotit. Report Tv rikthen videon nga atentati i organizuar një vit më parë ndaj tij. Në video shihet sesi Brahimi ka qenë duke ecur qetësisht në rrugë në qendër të qytetit, i shoqëruar së bashku me 2 shokë, kur 2 persona me motor kanë ardhur me shpejtësi dhe qëllojnë me armë në drejtim të tij.