U futën për të vjedhur, grabitësit torturuan dhe mbytën 20-vjeçaran pranë foshnjës së saj në Greqi

11 Maj 2021, 09:44

GREQI- Një ngjarje shokuese ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqinë, ku një 20 vjeçare ka mbetur e vrarë, pranë krevatit të foshnjës së saj 11 muajshe, pasi është torturuar dhe mbytur nga grabitësit të cilët u futën në shtëpinë e saj me qëllim për të vjedhur.

Detajet e kësaj ngjarje tronditëse janë edhe më drithëruese...

Sipas mediave greke, 3 grabitësit janë futur në shtëpi përmes një dritareje me qëllim për të vjedhur lekë dhe bizhuteri me vlerë.

Ata fillimisht kanë shkuar në dhomën e gjumit të çifti dhe kanë gjetur, burrin e 20-vjeçares, të cilin e lidhën në një karrige.

Pasi u siguruan se burri nuk mund të lëvizte, ata janë ngjitur në katin e sipërm, në dhomën në të cilin ndodhje, vajza 20 vjeçare së bashkua me foshnjen e saj 11 muajshe.

Në atë dhomë, ku trupi i 20 vjeçares, u gjet i pajetë në dyshemenë e ftohtë, pranë krevatit të foshnjës së saj.

Sipas ekspertizës, në trupin e saj u gjetën shenja dhunë, por shkaku i vdekjes ishte mbytja, pasi mendohet se grabitësit i morën jetën më një jastëk i cili ndodhej pranë kokën së saj.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, por burri arriti t’i telefononte policisë vetëm orët e para të mëngjesit, për shkak se ishte i lidhur për shumë orë.

Policia gjatë kontrollit të shtëpisë, gjeti edhe qenin e familjes të varur.

Sipas policisë, mendohet se grabitësit ishin në dijeni se çifti posedonte një shumë të madhe parash në shtëpi.

Ata kanë vjedhur 15 mijë euro dhe bizhuteri të vlerës 10 deri në 15 mijë euro.