U gjetën të vdekur në hotelin në Qerret, tërhiqen nga i biri i familjes trupat e 4 turistëve rusë në morgun e Tiranës! Ambasada ruse: Do kryejmë ekspertizë mjeko-ligjore në Rusi

22 Tetor 2021, 14:24

Një javë nga gjetja e tyre të vdekur në hotel ‘Gloria’ në Kavajë, trupat e 4 turistëve rus që u gjetën të janë tërhequr ditën e sotme nga morgu i Tiranës. Ka qenë djali i familje, Aleksandër Burenkov, i cili ka tërhequr trupat e prindërve të tij Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkova, 60 vjeç, si dhe të motrës Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partnerit të saj Nikita Belousov, 37 vjeç.

Në një reagim në mediat sociale, ambada Ruse thotë se sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.