U gjobit me 400 mijë lekë, qytetari denoncon inspektorët e AKU Fier në Njësinë Antikorrupsion! Ministri i Drejtësisë: Shushunjat që fryhen me vulën e shtetit do ndiqen nga SPAK

9 Nëntor 2021, 17:28 | Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 17:28

Qytetarët që do të përballen me abuzime nga zyrtarë të administratës shtetërore tashmë mund t'i denoncojnë ata nëpërmjet fakteve në Njësinë Antikorrupsion. Kjo njësi ka nisur procesin publik të denoncimeve në SPAK, për t'i dhënë fund korrupsionit dhe abuzimeve në administratën publike.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja denoncoi një rast të inspektorëve të AKU në Fier, të cilët i kishin vunë gjobë pa të drejtë një subjekti, pronari i të cilit i denoncoi në njësinë AntiKorrupsion. Report tv mësoi se qytetari në Fier që kishte në pronësi një dbiznes fruta-perime, është gjobitur me 400 mijë lekë pa dijeninë e tij. Sipas qytetarit më datë 14 shtator inspektorët e AKU kanë vajtur pa mjet identifikimi dhe i kishin kërkuar lekë, por ai nuk kishte pranuar. Më pas më datë 15 shtator, pa dijeni e qytetari ata i kishin vendosur gjobë prej 400 mijë lekësh, që është bërë dhe shkak që qytetari ta denoncojë rastin në njësinë Anti-Korrupsion.

KT/Shqiptarja.com