U kallëzua nga KLSH për dëmin 33 mln lekë me prokurimet publike, ish-kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

24 Shkurt, 13:36 | Përditesimi: 24 Shkurt, 13:36

TIRANË- Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur sërish në SPAK.

Thirrja e Roshit në SPAK ka lidhje me një kallëzim të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur kreu i bashkisë së Kavajës ishte Roshi.

Në këtë auditim, u gjetën disa parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë.  Më herët Gjykata e Durrësit kishte pushuar procedimin penal ndaj ish-kryebashkiakut socialist. 

I.M/Shqiptarja.com