U kap me 1 kg kokainë së bashku me efektivin e RENEA-s, zbardhet dëshmia e Dedë Nimanit: Dy të tjerët e arrestuar s'kanë lidhje me mua, janë të rastësishëm

17 Maj 2021, 12:13 | Përditesimi i fundit: 2021-05-17 14:37:13

Është zbardhur dëshmia e Dedë Nimanit, 62 vjeçarit të arrestuar tre ditë më parë në Tiranë, pasi u kap me 1 kilogramë kokainë, së bashku me efektivin e RENEA-s, Xhulio Liçi dhe një person tjetër, Luan Gaçi. Në dëshminë  e tij, të siguruar nga gazetari i "Report TV" Arsen Rusta, Nimani merr të gjithë përgjegjësinë mbi vete, ndërsa thotë se dy personat e tjerë të arrestuar, Liçi dhe Gaçi, nuk kanë lidhje me të dhe lëndën narkotike.