U kap me 522 mijë euro, autobusi që vinte nga Bari ishte në disa qytete të Italisë! Sot kontrolle në pikat e kalimit kufitar, në 'sitë' edhe furgonët

22 Tetor 2022, 11:37

Autobusi që po transportonte 522 mijë euro cash ka hyrë nga porti i Barit në vendin tonë, por rezulton se ka përshkruar një itinerar duke ndaluar në disa qytete të Italisë. Që prej ditës së djeshme, vijojnë kontrollet në portin e Durrësit dhe në pikat e kalimit kufitar për të tjera linja që konsiderohen me rrezik. Në sitë nuk janë vetëm autobusët, por edhe furgonet e pasagjerëve apo agjensive turistike. Ndërkohë ndaj autobusit të kompanisë ‘Buona Ventura’ është vendosur masë sekuestro preventive për shkak të hetimeve. Pas aksionit të zhvilluar në koordinim me Doganën e Durrësit për anijen e drejtuar nga 32-vjeçari Elidon Çela, krimi ekonomik referon materialet për veprat penale Kontrabandë, kalim në kufi të vlerave monetare të padeklaruara dhe pastrim parash.