U kap me arsenal armësh dhe ‘shtëpi bari’ në Shijak, lihet në burg 46-vjeçari: Kanabisi jo për grupet kriminale, lekët i dua për operacion! Armët i kam nga viti 1997

26 Janar 2023, 11:22 | Përditesimi i fundit: 2023-01-26 15:59:37

Është caktuar masa "arrest me burg" për Fredi Krasniqin, i cili u arrestua pasi u kap me ‘shtëpi bari’ në Durrës. Gazetari i Report Tv, Aldo Mustafa ka siguruar dëshminë e 46-vjeçarit gjatë marrjes në pyetje. Mësohet se Krasniqi ka mohuar se armët dhe kanabisin e kultivonte për llogari të grupeve kriminale.