U kap me drogë, arrestohet në Turqi efektivi i 'Rrugores'! Rrumbullaku e përjashton përgjithmonë nga Policia

16 Tetor 2022, 15:32

Një efektiv i Policisë Rrugore është arrestuar në Turqi pasi është kapur me drogë. Në pranga ka rënë Florenc Bicerri, 27 vjeç. Për arsye që nuk dihen, së fundmi, polici u përfshi në trafikun ndërkombëtar të drogës. Florenc Bicerri u arrestua në Turqi, bashkë me Kujtim Çelikun, edhe ky një ish-oficer ushtrie, me karrierë të gjatë dhe Adrian Qiricin.