U kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh, avokati i Fredi Krasniqit: Është invalid, paratë i donte për ndërhyrje kirugjikale! Armët ishin harruar nga familjarët

26 Janar 2023, 13:29 | Përditesimi i fundit: 2023-01-26 15:59:21

Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në burg Fredi Krasniqin, i arrestuar pasi u kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak.  Në përfundim të seancës, avokati i tij mbrojtës Aleksander Ndrejaj deklaroi se klienti i tij është i sëmurë dhe kërkuan zbutje të masës por që nuk u pranua.