U kap nga policia sapo hyri në shtëpi, i biri i autorit: Kishim humbur kontaktet, u gëzuam kur e pamë në banesë! Donte të dorëzohej

29 Tetor 2022, 12:13

I biri i autorit që u arrestua për vrasjen e bashkëfshatarit në Pogradec, Ronaldo Manellari foli në një lidhje telefonike për Report Tv duke thënë se babai donte të dorëzohej, por sapo hyri në banesë, policia e arrestoi.

“Babai erdhi dje në shtëpi rreth orën 18:10. Ne u gëzuam që ishte gjallë kur erdhi, se prej datës 7 Shtator kishim humbur plotësisht kontaktet. Pasi erdhi në banesë dhe ai ishte bindur që të dorrëzohej në Polici, por në atë moment policia hyri brënda dhe kryevi arrestimin”, tha Manellari.