U kapën me 18,520 euro dhe kanabis në makinë, arrestohen 3 persona në Tepelenë

22 Tetor 2022, 14:47

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tepelenës pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike. Gjatë arrestimit, u kapën me një sasi të madhe parash, 18,520 euro të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.