U kapën me kokainë e heroinë, në burg 4 të arrestuarit! 'Koka' e grupit të drogës merr përsipër përgjegjësinë: Trafikun e drejtoja unë, të tjerët s’kanë lidhje

6 Shkurt 2023, 18:14

Arrest me burg ka caktuar Gjykata e Tiranës për 4 të arrestuarit që u kapën me 6 kg kokainë e heroinë si dhe shuma të mëdha parash në Tiranë. ‘Koka’ e grupit të drogës, 40-vjeçarja Brikena Frakulli ka marrë përsipër përgjegjësinë. Burime bëjnë me dije se ajo ka deklaruar para togave të zeza se e drejtonte ajo trafikun e drogës dhe se të tjerët s’kanë asnjë lidhje.