U mbyt duke shpëtuar të vëllanë,Rama u jep familjarëve të Anri Kashikut statusin 'Dëshmor i Atdheut'

21 Korrik 2022, 20:21

Endërronte të bëhej futbollist i njohur, por 18 vjeçarit Anri Kashikut ëndrra ju pre në mes mesditen e 14 korrikut kur u fut në det të shpëtonte të vëllanë 15 vjecar dhe shokun e tij që rrezikuan të mbyteshin. Dy të rinjtë mundën të dilnin mga deti në plazhin e durrësit, por Anri Kashiku jo. Për guximin dhe sakrificën e treguar, Anri Kashiku është shpallur dëshmor i atdheut, ndërsa ceremonia është zhvilluar në kryeministri në prani të familjarëve dhe të përfaqësuesve të federatës së rojeve të plazhit.