U nis para pak ditësh nga Ukraina, mbërrin në portin e Durrësit anija me 6 mijë ton grurë

10 Gusht 2022, 11:33 | Përditesimi i fundit: 2022-08-10 11:35:11

Ka mbërritur nga Ukraina në portin e Durrësit anija "Jaohar Ranim" me 6 mijë ton grurë. Report Tv siguron pamjet e momentit kur anija e ngarkuar vërehet duke u ankoruar në port.