U përgjigj për 8 orë para SPAK, ish ministri Beqaj: Nuk i druhem përgjegjësisë penale! Brenda çantës kam materiale pune

18 Korrik 2022, 19:25

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka qëndruar për 8 orë e 20 minuta brenda ambienteve të SPAK ku i është përgjgjur pyetjeve të BKH dhe 2 prokurorëve për tenderin e sterilizimit.

Në fjalën e tij para mediave u shpreh: "Jam thirrur në cilësinë e çështjes se jam personi që kam dijeni për rrethanat e çështjes që po ndjek prokuroria për sterilizimin. Kam dhënë dëshminë time para prokurorëve dhe kam dhënë përgjigjet e mia para 2 prokurorëve dhe BKH. Nuk i druhem përgjegjësisë penale."