U përjashtua nga protesta e partisë së tij, Berisha: Greva e ngujime! Argita mungoi, Malltezi asnjë reagim në rrjete! Në terren vetëm Shkëlzeni

8 Tetor, 17:44

Sali Berisha u përjashtua totalisht nga protesta e partisë së tij në atë që u quajt nisje e mosbindjes civile për qeveri teknike, por që erdhi me vandalizëm në 3 orë ecejake drejt institucioneve kryesore ku u hodhën dhe molotivë. Bardhi e Noka në drejtimin pa itinerar të qartë,  nuk i çuan demonstruesit nën ballkonin e Berishës, i cili sot pas tubimit, foli për skenar me greva e ngujim. Argita mungoi, ndërsa dhëndri Malltezi nuk i bëri asnjë mbështetje publike protestës