U përurua pak muaj më parë, tuneli i Skarficës në aksin e ri Ura Kardhiq-Sarandë pa ndriçim

19 Janar 2023, 19:04

Ndonëse është përuruar vetëm pak muaj më parë, tuneli i Skarficës në aksin e ri Ura Kardhiq-Sarandë është pa ndriçim. Siç duket edhe nga videoja e siguruar nga Report Tv, në rrugë nuk ka asnjë dritë çka shton rrezikun e përplasjeve apo të aksidenteve.