U prangos në Tiranë, si mori fund arratia e 'UFO’! Ngjarjet e bujshme të Ilir Pajas që e bën ‘macen' e pa kapshme në Itali, nga përplasjet me armë te vrasjet

6 Nëntor 2022, 12:44

Arratisja e tij e fundit mbyllet për shkak të një zakoni. Ilir Paja i njohur ndryshe si ‘Ufo’ u prangos teksa ishte tek berberi. Efektivët e Policisë vendosën dorën e tyre në shpatullën e tij kur "Ufo" ose "macja" e pakapshme, sapo ishte ulur në karrigen e berberit në Laprakë, një lagje me shumë pallate në periferinë veriperëndimore të Tiranës.