U qëllua me plumb në kokë nga partneri, nëna e 3 fëmijëve ndërron jetë pas 6 ditësh në spitalin e Shkodrës! Manaj nuk pranonte ndarjen

24 Shkurt 2025, 15:51 | Përditesimi: 24 Shkurt 2025, 15:51

Nëna e tre fëmijëve, Anila Ndoka mbylli sytë në spitalin e Shkodrës, duke humbur betejën për jetën, 6 ditë pasi u qëllua me pistoletë në kokë nga bashkëjetuesi Kol Manaj, i cili vrau dhe veten. 44-vjeçarja do të përcillet në banesën e fundit nga familja e saj prindërore në qytezën e Rubikut, në Mirditë.

r.k./Shqiptarja.com