'U refuzua nga Vuçiç', Kurti i përgjigjet Lajçak për deklaratat për Asociacionin

22 Dhjetor 2023, 19:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë u refuzua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe se deklarata e fundit e ndërmjetësit për dialogun, Miroslav Lajçak, nënkupton se çështja e draft-statutit është “vetëm çështje e brendshme e Kosovës”