U shemb para 10 ditësh, Petro Koçi teston vetë urën e re të Derëzezës: Është e sigurt

12 Qershor 2021, 14:23

Deputeti i zgjedhur i PS, Petro Koçi mesditën e sotme ka testuar vetë urë e re të Derëzezës.

Ura u rindërtua nga ushtria pasi u shemb 10 ditë më parë, pasi mbi të kaloi një kamion me peshën 50 ton, ndërkohë qe kapaciteti mbajtës i urës ishte 15 ton, duke izoluar kështu banorët e zonës.

I hipur në një kamion të Ushtrisë, Koçi ka publikuar në video teksa po teston sigurinë e urës së re të Derëzezës.

 “Urë e sigurt” shkruan Koçi.