U shoqërua në polici, flet shoferi të kazinosë ku punonte keniania: Kur ra nga ballkoni ishim ndarë

25 Shkurt 2023, 11:40

Efektivët e Komisariatit Numër 1 kanë shoqëruar ditën e sotme Rodin Barci shoferin e kazinosë, ku ishte punësuar vajza keniane, Joy Ayoko e cila u dhunua barbarisht disa muaj më parë dhe si pasojë ndërroi jetë. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi, bëjnë me dije se gjatë dëshmisë së tij Barci i ka qëndruar dëshmisë së tij të mëparshme. Ai ka deklaruar se ka qenë i lidhur me 22-vjeçaren nga Kenia, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, pra gushtin e vitit 2022, ata kanë qenë të ndarë dhe nuk kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin dhe se s’ka pasur dijeni. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, por janë marrë në pyetje vetëm persona të cilët kanë pasur kontaktet e fundit me të.