U shpall në kërkim, drejtori i AKU-së në Shkodër paraqitet vet në polici: Inkurajoj çdo hetim, të zbatohet ligji

23 Gusht 2022, 16:38

Në një deklaratë për mediat kreu i AKU-së në Shkodër, Gjekë Sokoli, tha se inkurajon çdo hetim, ndërsa ka kërkuar zbatimin e ligjit. Ai tha se në polici është paraqitur vetë dhe se nuk i shmanget asnjëherë ligjit dhe organeve ligjzbatuese.

‘Jam informuar se jam në kërkim nga policia. Aktualisht ndodhem në krye të detyrës. Jam paraqitur në polici që mëngjesin e kësaj të martë ku kam dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme. Nuk kam shkelur asnjëherë ligjin. U bëj më dije se kemi zhvilluar një monitorim në kuadër të Gripit të Shpendëve dhe rezultoi se nuk ka NIPT aktiv. Inkurajoj strukturat të kryejnë veprimet e nevojshme proceduriale.’- u shpreh Sokoli.