U shpall 'non grata' nga SHBA, Ahmeti: Grubi do të tërhiqet vetë nga të gjitha funksionet në BDI! Nëse hiqet shqipja, do të ketë pasoja dhe revolta

11 Dhjetor, 17:06

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se Artan Grubi duhet të tërhiqet nga funksionet në BDI.

I pyetur nga mediat ai tha Grubi ka të drejtën e ankimimit dhe se vetë do të tërhiqet nga funksionet në BDI.

“Nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit të shtetit, z. Grubi e ka të drejtën e ankimimit, të bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet z. Grubit në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe z Grubi nuk do as të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet, BDI-në, deri në momentin që ky proces të ketë epilog”, deklaroi Ahmeti, shkruan klan macedonia.