U shuan në aksidentin tragjik në Vlorë, të afërmit ndërtojnë përkujtimore për familjen Gushi! Dy arushë, fotografi dhe fjalë rrëqethëse

6 Gusht 2021, 17:57 | Përditesimi: 6 Gusht 2021, 17:57

Një përkujtimore me mesazhe sensibilizuese është ndërtuar në autostradën Fier-Vlorë në vendin ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Familjarë dhe të afërm të familjes Gushi siç shihet nga videot e siguruara nga gazetari Armand Xhelili, kanë vendosur pranë përkujtimores lule, foto të viktimave dhe dy arusha, për dy vajzat që u shuan në moshë shumë të vogël.

LR/Shqiptarja.com